Aktualitet

Baste sportive në telefon, arrestohet 39-vjeçari në Sarandë, procedohet pronari i lokalit

Po ashtu u procedua penalisht dhe 33-vjeçari me inicialet E. L., pasi lojërat e fatit po luheshin në lokalin e tij.

10 Prill 2023, 11:58 Nga I.A
Baste sportive në telefon, arrestohet 39-vjeçari në
Foto nga bastet sportive

SARANDË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Sarandë për organizim të lojërave të fatit. Mësohet se në pranga ka rënë 39-vjeçari me iniciale E.R, i cili u kap duke vendosur baste sportive në telefon. Po ashtu u procedua penalisht dhe 33-vjeçari me inicialet E. L., pasi lojërat e fatit po luheshin në lokalin e tij.

Njoftimi i Policisë

Sarandë/Goditet nga Komisariati i Policisë Sarandë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave". Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular. Në hetim dhe pronari i lokalit, ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar "Fati i lojërave", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie, në lagjen nr.2, Sarandë. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: - E. R., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në lokalin e shtetasit E. L, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetastin E. L., 33 vjeç, pronari i lokalit, ku u konstatua kjo veprimtari e jashtëligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

baste sportive

Sondazh

Poll