Aktualitet

Bashkëshorti i Migena Sinanit: Më kanë mbetur vetëm fëmijët e mi! Dua një shtëpi të jetoj me ta

Aktualisht, fëmijët, sipas Sinanit, ndodhen me prindërit e Migenës. 

10 Prill 2023, 12:33 Nga F.M
Bashkëshorti i Migena Sinanit: Më kanë mbetur vetëm
Erjon Sinani

TIRANË- Erjon Sinani ka apeluar për një shtëpi që të jetojë bashkë me fëmijët e tij. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkozë, ku vëllai i vrau gruan, Migena Sinani dhe më pas u vetëflijua, Erjoni thotëse i kanë mbetur vetëm fëmijët. Në një intervistë për AbcNews, i shton se ata janë të qetë, pasi nuk kuptojnë ende se çfarë ka ndodhur. Aktualisht, fëmijët, sipas Sinanit, ndodhen me prindërit e Migenës. 

Pjesë nga intervista:

Ju punoni taksist, gjithmonë natën?

Erjon Sinani: Po natën, punoja natën për fëmijët, po mundoheshim me mbledh pak lekë më i siguri jetesë shtëpia është e amortizuar komplet, ka shumë lagështirë.

Mendoni se kushtet e vështira e ka cuar në këtë akt vëllain tuaj?

Erjon Sinani: Nuk di ca të them

A punonte ai?

Erjon Sinani: Po, shumë punonte, për të siguruara lekë për të blerë një shtëpi.

Keni një apel? Për shkak të asaj c’ka ndodhi, një ndihmë për fëmijët tuaj?

Erjon Sinani: Një shtëpi të jetoj normal, që fëmijët mos më sëmuren.

Migena ka pas konflikte?

Erjon Sinani: Jo nuk ka patur probleme. Nuk e di si ndodhi.

Po fëmijët?

Erjon Sinani: Fëmijët ndodhen te njerëzit e nuses. I mbajnë ata. Janë të vegjël s’e kuptojnë këtë gjë. Lodra duan shëtitje. Ata më kanë dhënë mbështetje të plotë. Ata kanë mbetur tani.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të 8 prillit teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

erjon sinani migena sinani roland sinani vrasje ne shkoze

Sondazh

Poll