Aktualitet

VIDEO/ Kryenin manovra të rrezikshme me makina, gjobiten drejtuesit në Tiranë

Mësohet se drejtuesit e makinave hidhnin video në rrjetet sociale duke bërë manovra të rrezikshme në rrugët e kryeqytetit dhe duke vënë në rrezik kalimtarët.

10 Prill 2023, 11:48 Nga I.A
VIDEO/ Kryenin manovra të rrezikshme me makina, gjobiten drejtuesit në
Manovrat

TIRANË- Disa dejtues makinash janë gjobitur në Tiranë për manovra të rrezikshme. Mësohet se drejtuesit e makinave hidhnin video në rrjetet sociale duke bërë manovra të rrezikshme në rrugët e kryeqytetit dhe duke vënë në rrezik kalimtarët. Për këtë ata janë gjobitur me 40 mijë lekë të rinj. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Kryen manovra të rrezikshme, Policia Rrugore e Tiranës identifikon nëpërmjet rrjeteve sociale, drejtuesit e automjeteve. Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën "Bulevardi i Ri". Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse. Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

manovra te rrezikshme

Sondazh

Poll