Aktualitet

Trafikonin heroinë dhe kokainë përmes dy fëmijëve, arrestohet shqiptari dhe 6 bashkëpuntorët e tij në Greqi

Të arrestuar janë gjashtë shtetas romë dhe një shqiptar, mes të cilëve edhe një drejtuese e organizatës, 35-vjeçare me dy fëmijët e saj të mitur, ndaj të cilëve është bërë dosje sipas rastit për veprat e organizatës kriminale, shkelje të ligjit për substancat që krijojnë varësi, shkelje e ligjit për armët dhe neglizhenca për të mbikëqyrur të miturit.

10 Prill 2023, 11:00 Nga f.i
Trafikonin heroinë dhe kokainë përmes dy fëmijëve,
Droga e sekuestruar

GREQI- Një shqiptar dhe 6 shtetas romë janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni që lidhej me trafikun e kokainës dhe të heroinës në zonën e Atikës. Mediat vendase raportojnë se për shpërndarjen e drogës përdoreshin edhe dy fëmijë të vegjël të komunitetit rom.

Operacioni i gjerë policor është zhvilluar në zonat e Prefekturës së Atikës, gjatë të cilit u identifikuan dhe u arrestuan shtatë anëtarë të bandës kriminale, të cilët janë të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet lidhjeve familjare dhe miqësore. Gjthashtu janë sekuestruar rreth 9 kilogramë heroinë. Mësohet se trafikimi ka ndodhur edhe në Volos.

Të arrestuar janë gjashtë shtetas romë dhe një shqiptar, mes të cilëve edhe një drejtuese e organizatës, 35-vjeçare me dy fëmijët e saj të mitur, ndaj të cilëve është bërë dosje sipas rastit për veprat e organizatës kriminale, shkelje të ligjit për substancat që krijojnë varësi, shkelje e ligjit për armët dhe neglizhenca për të mbikëqyrur të miturit.

Në kuadër të hetimeve të rastit, në fillim të marsit 2023, në Alikos u arrestua vëllai 32-vjeçar i kreut të grupit, i cili u kap duke transportuar më shumë se 2 kilogramë heroinë dhe një sasi kokaine.

 

 

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll