Sport

WANTED! Gjyqtarët polakë të ndeshjes AEK-Aris, mbërrijnë të dehur në Athinë, shkaktojnë një incident dhe zhduken...

Gjyqtari polak, Pawel Raczkowski së bashku me ndihmësit e tij janë shfaqur të dehur dhe kanë shkaktuar probleme me sjelljen e tyre në "El. Venizelos" në prag të ndeshjes së AEK-ut me Arisin.

9 Prill 2023, 13:04 Nga DOSJA
WANTED! Gjyqtarët polakë të ndeshjes AEK-Aris,
Gjyqtari kryesor polak, Pawel Raczkowski

GREQI - Pak orë para ndeshjes së sotme mes AEK-ut dhe Arisit (18:00),  për ndeshjen e 4-të të ‘play-off’-it të Superligës, është krijuar një problem serioz me gjyqtarët e ndeshjes.  

Arbitri polak, Pawel Raczkowski, së bashku me ndihmësit e tij, Radoslav Siecka, Adam Kupsik dhe në VAR Krzysztof Jakubik, janë shfaqur të dehur dhe kanë shkaktuar probleme me sjelljen e tyre me mbërritjen në aeroportin "El. Venizelos" të Athinës.

Një lajm që konfirmohet edhe nga PAE AEK, e cila në fakt pretendon se do të ketë zhvillime. Vlen të theksohet se katër gjyqtarët nuk kanë kontaktuar deri më tani me personat e EPO dhe mbeten të zhdukur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll