Sport

VIDEO/ Setien ‘ironizon’ Ancelottin, u jep pushim lojtarëve pas fitores ndaj Realit...

Trajneri i Villarrealit, Quique Setien, donte të ironizonte Ancelottin. Kjo është arsyeja pse ai e imitoi atë dhe gjithashtu u dha një ditë pushim lojtarëve të tij

9 Prill 2023, 11:38 Nga DOSJA

VIDEO/ Setien ‘ironizon’ Ancelottin, u jep pushim lojtarëve pas

SPANJE - Pas fitores së Villarrealit ndaj Real Madridit, Quique Setien ‘e ironizoi’ Carlo Ancelottin dhe e imitoi atë, duke u dhënë lojtarëve të tij një ditë pushim, teksa festonin fitoren ndaj mdarilenëve.

Të mërkurën e kaluar, Real Madridi shkatërroi Barcelonën me rezultatin e thellë 4-0 dhe “fluturoi” në finalen e Kupës së Mbretit. Carlo Ancelotti madje u dha lojtarëve të tij një ditë pushim dhe videoja me festimet e tij të furishme u bë virale.

Pak ditë më vonë, të shtunën, “merengët” morën një shuplakë të zhurmshme nga Villarreali, i cili fitoi 3-2 në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri i Villarrealit, Quique Setien, donte të ironizonte Ancelottin. Kjo është arsyeja pse ai e imitoi atë dhe gjithashtu u dha një ditë pushim lojtarëve të tij, të cilët bënë një festë në dhomën e zhveshjes së “Bernabeut”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll