Sport

Jose Mourinho i përgjigjet Cassanos dhe ‘e kërcënon’ fizikisht: “Ti je 40, unë 60, por ndonjëherë shfaqet edhe Markos Livajas...”

Trajneri i Romës ka analizuar historinë e italianit dhe i ka kujtuar përplasjen fizike me ish-shokun e skuadrës

9 Prill 2023, 10:33 Nga DOSJA
Jose Mourinho i përgjigjet Cassanos dhe ‘e kërcënon’

ITALI - Antonio Cassano nuk ka qenë i sjellshëm në kritikat e José Mourinhos ditët e fundit. Ish-sulmuesi italian kontrovers zhvlerësoi titujt e trajnerit portugez, i cili së fundmi fitoi një titull të paprecedentë evropian (Conference League) në historinë e Romës, por këtë herë nuk mbeti pa përgjigje.

'Special One' komentoi deklaratat e Cassanos pas triumfit në Torino (0-1) dhe u përgjigj me korrektësi, duke analizuar ecurinë e ish-ndërkombëtarit transalpin.

"Të gjithë janë të lirë të kenë preferencat e tyre dhe të bëjnë kritika. Por kur bëhet fjalë për të tjerët, si Antonio, ata janë të ndryshëm: ai argëtohet, të tjerët punojnë. Cassano ka luajtur për Romën, Interin dhe Real Madridin: në Madrid mbahet mend për pallton (veshi peliçe në ditën e parë si lojtar i Real Madridit), me Romën fitoi një Superkupë pa luajtur dhe për Interin nuk mundi të fitonte as Kupën e Lombardisë.

E dini çfarë fitova unë me Interin, Realin Madridi dhe Romën? Ai ka një problem me mua, nuk e kam unë ai me të. Thjesht një gjë: kujdes Antonio, ti je 40 vjeç dhe unë jam 60, por ndonjëherë shfaqet edhe Markos Livajas dhe më pas bëhet e vështirë”,- e kërcënoi portugezi.

Livaja dhe Cassano ishin te Interi në sezonin 2012/13. Mourinho nuk ishte trajner, por u bë e ditur se Cassano pati një sherr me shokun e skuadrës, kroatin 19 vjeç në atë kohë, kundër italianit 30. Dhe sipas legjendës, ish-sulmuesi transalpin nuk e ka përjetuar mirë atë përballje fizike.

Duhet të theksohet se Cassano ka konsideruar se 'Mou' është nuk është i interesuar për futbollin. “Ai fiton, ndryshon dhe është inteligjent dhe njerëzit e shikojnë sikur di gjithçka, por Sarri luan futboll të mrekullueshëm, ndërsa i tij [Mourinhos] është zero”,- ka deklaruar ish-sulmuesi italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll