Sport

Boris Beker rrëfen ditët e kaluara në burg: “Çdo ditë luftohet për mbijetesë! Duhet të rrethohesh nga djem të fortë”...

Edhe pse hyri në vitin e 56-të të jetës në burg, ish-tenisti i njohur Boris Becker ka vendosur ta nis nga fillimi, ose siç ka deklaruar vetë, po ndërton “kapitullin e tretë” të jetës së tij.

9 Prill 2023, 08:38 Nga DOSJA
Boris Beker rrëfen ditët e kaluara në burg: “Çdo

SPANJE - Boris Becker u lirua së fundmi nga burgu, ku kaloi tetë muaj. Një gjerman i famshëm është shpallur fajtor për falimentim personal, pasi fshehu pasuri me vlerë 2.5 milionë paundë për të shmangur pagesën e borxheve. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë liri me kusht.

Së fundmi, gjermani ka nënshkruar një kontratë për të realizuar një dokumentar televiziv për jetën e tij dhe në një intervistë ka folur për ditët e kaluara pas hekurave.

"Kush thotë se jeta në burg nuk është e vështirë, mendoj se gënjen... Unë isha i rrethuar nga kriminelë, shpërndarës droge, përdhunues, trafikantë, njerëz të rrezikshëm. Çdo ditë atje lufton për mbijetesë. Duhet të rrethohesh menjëherë nga djem të fortë, se një njeri si unë ka nevojë për mbrojtje.

Nëse mendon se je më i mirë se gjithë të tjerët atëhere je i humbur. Aty nuk ka rëndësi që unë kam qenë tenist, monedha e vetme që ke brenda është karakteri ynë dhe personaliteti. Kjo është, nuk ke asgjë tjetër. Në fillim nuk ke miq, je fjalë për fjalë i vetëm dhe kjo është pjesa më e vështirë. Duhet të shikosh veten, cilësitë dhe pikat e tua të forta, por edhe dobësitë”,- tha Boris Becker për ‘5 Live Breakfast’.

Përveç penaliteteve të tjera, Beckerit i ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe deri në vitin 2024, kështu që nuk do ta shohim atë si komentator në Wimbledon këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll