Sport

Tre persona përfundojnë në pranga, kryen një sulm homofobik në Wolves-Chelsea...

Autoritetet kanë arrestuar tre persona për sulmin homofobik në ndseshjen e së shtunës Wolves-Chelsea.

9 Prill 2023, 11:13 Nga DOSJA
Tre persona përfundojnë në pranga, kryen një sulm homofobik

ANGLI – Autoritetet angleze bënë tre arrestime për slogane homofobike, që u dëgjuan në "Molino" gjatë ndeshjes së Wolves kundër Chelsea (1-0) .

Të dy skuadrat në deklaratën e tyre dënuan incidentin, duke theksuar se janë pa mëdyshje kundër çdo forme diskriminimi, ndërsa ekipi vendas u zotua të ndihmojë autoritetet në hetimet e tyre.

Është hera e shumëfishtë këtë sezon, që brohoritjet homofobike dëgjohen në një ndeshje të Chelseat larg Stamford Bridge.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll