Sport

“Qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë”: Kërcet grushti! Valverde godet Baena, i cili mohon fjalinë e diskutueshme...

Mesfushori i Real Madridit dyshohet se ka sulmuar lojtarin e Villarrealit me grusht në fytyrë pas takimit mes dy skuadrave.

9 Prill 2023, 10:53 Nga DOSJA

“Qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë”:

SPANJE - Álex Baena, një lojtar i Villarrealit, u ankua në mediat sociale herët këtë të dielë, për agresionin që iu nënshtrua pas fitores së 'nëndetëses së verdhë' kundër Real Madridit (3-2) dhe mohoi të ketë provokuar Valverden në fushë, gjë që dyshohet se e ka çuar mesfushorin uruguajan që ta godasë me grusht në fytyrë.

"Shumë i lumtur për fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si Santiago Bernabeu, por në të njëjtën kohë jam shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që është thënë për mua. Është krejtësisht e rreme të kem thënë këtë gjë”,- ka shkruar Baena.

Sipas disa mediave spanjole, Baena i tha Valverdes në takimin e fundit mes dy skuadrave: “Qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë”, duke iu referuar fëmijës së dytë të marrëdhënies së uruguajanit me Mina Boninon, e cila ishte në rrezik dështimi.

Dje, në Santiago Bernabeu, dy lojtarët u përplasën edhe fizikisht dhe temperamenti u ndez edhe një herë.

“Qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë”:

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll