Sport

VIDEO/ ‘Barbi’ i futbollit, veç bukurisë fizike, mahnit dhe me magjinë në fushë. Ndiqeni...

Alisha Lehmann (24 vjeç) vazhdon të mahnitë në fushën e futbollit. E quajtur 'Barbie’ i futbollit, sulmuesja e Aston Villa kryen një veprim spektakolar në stërvitje, të cilin do ta kishin zili edhe meshkujt

9 Prill 2023, 12:19 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Barbi’ i futbollit, veç bukurisë fizike, mahnit

ANGLI - Sulmuesja Alisha Lehmann, e mbiquajtur “Barbie e futbollit”, arriti një ekzekutim të rrallë gjatë një séance stërvitore, të cilin me siguri do ta kishin zili edhe meshkujt.

Gjatë një faze sulmi, Alisha Lehmann mori një pasim pak mbrapa, por gjithsesi arriti të godasë dhe të shënojë, me një harkim efektiv. Topi i goditur dhe mashtroi edhe portieren, i cila ishte hedhur shumë herët.

Lojtarja e Aston Villa e postoi menjëherë ekzekutimin në rrjetet sociale dhe videoklipi i saj u bë shpejt viral dhe u kap nga shumë njerëz.

Zvicerania Alisha Lehmann është aktive në rrjetet sociale, por me popullaritetin e saj në internet, ajo ka shansin të fitojë para, me një kontratë në një platformë online, e cila i bëri një ofertë prej 100 mijë eurosh .

Për të fituar shumën e madhe, Alisha Lehmann duhet të krijojë një llogari në atë platformë dhe të postojë relativisht vazhdimisht. Oferta u bë e ditur nga zv.drejtori i kompanisë.

Alisha Lehmann ndiqet në Instagram nga më shumë se 12 milionë fansa, por ajo do të donte që popullariteti i saj të ishte rezultat i cilësive të saj në futboll.

VIDEO/ ‘Barbi’ i futbollit, veç bukurisë fizike, mahnit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll