Sport

Ole Gunnar Solskjaer, ish-trajneri United gati të ulet në pankinën e skuadre të madhe

Një vit e gjysmë pas përvojës së tij të fundit me “Djajtë e Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer (50 vjeç) është afër rikthimit në stërvitje.

9 Prill 2023, 08:21 Nga DOSJA
Ole Gunnar Solskjaer, ish-trajneri United gati të ulet në

NORVEGJI - Trajneri norvegjez punon në akademinë e Kristiansund që nga shtatori, por së shpejti pritet të marrë përsipër drejtimin e një ekipi të rëndësishëm nga Evropa.

Club Brugge, kampioni i tre viteve të fundit në Belgjikë dhe surpriza e këtij sezoni në Champions  League, nuk po kalon një sezon shumë të mirë brenda vendit. Ai ka 55 pikë dhe është shumë pas Genkut në vendin e parë, ndaj drejtuesit e klubit tashmë po mendojnë për një zëvendësim.

Ole Gunnar Solskjaer është në listën e belgëve, raporton TalkSport, duke cituar The Times. Do të ishte një sfidë e rëndësishme në karrierën e norvegjezit, që përveç Manchester United ka stërvitur edhe ekipe si Cardiff dhe Molde.

Te Manchester United fillimisht ishte trajner i përkohshëm, i “instaluar” në fund të vitit 2018 dhe më pas u mbajt nga drejtuesit e klubit në postin e trajnerit të parë deri në nëntor 2021, kohë gjatë së cilës zhvilloi 168 ndeshje.

Me shumë gjasa, nëse do të marrë përsipër Bruggen, Ole do të synojë të marrë një vend sa më të mirë për kupat e Europës, duke pasur parasysh se kampionët aktualë belgë nuk janë të sigurt as në ‘play-off’-in në luftën për titull.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll