Sport

VIDEO/ Messi dhe Sergio Ramos, 'heronjtë' e PSG-në, shkëlqen edhe Donaruma...

PSG-ja është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur në transfertë me rezultatin 0-2 Nicën në ndeshjen e vlefshëm për javën e 30-të të Ligës 1.

8 Prill 2023, 23:53 Nga DOSJA

VIDEO/ Messi dhe Sergio Ramos, 'heronjtë' e PSG-në,

FRANCE - Golat e Messit (26’) dhe Sergio Ramos (76’), i siguruan fitoren e munguar parizienëve, teksa tani udhëheqin me 69 pikë, me një diferencë +6 nga ndjekësit e Lens.

Performancë fantastike edhe për Donarumën, që arriti të neutralizonte plot 7 gjuajtje në kuadrat të vendasve, të cilët djersitën shumë për të arritur ekuilibrat.

26’ - Pas një topi nga Mendes, Messi godet menjëherë dhe shënon golin e parë, 1-0.

76’ - Messi ekzekuton një goditje nga këndi, Ramos i ardhur nga mbrojtja kërcen fuqishëm dhe e dërgon topin në rrjetë, duke dyfishuar rezultatin në 2-0, dhe ‘firmosur’ fitoren e çmuar për PSG-në.

Të dy golat, si për Mesin dhe për Sergio Ramos ishin specialë. Messi u bë golashënuesi më i mirë i kontinentit europian falë këtij realizimi, ndërkohë që për Sergio Ramos, goli i realizuar me kokë nga një këndore e Messit, ishte i parë për këtë sezon për qendërmbrojtësin spanjol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll