Sport

VIDEO/ ‘Nëndetësja verdhë' e Villarealit del në sipërfaqen e ‘Bernabeut’, Real Madridi i thotë lamtumirë titullit të La Ligas…

Real Madridi humbi 3-2 ndaj Villarealit dhe pas këtij rezultati, ndoshta i ka thenë lamtumirë titullit të La Ligas. 12 pikë larg Barcelonës, e cila ka një ndeshje më pak.

8 Prill 2023, 23:24 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Nëndetësja verdhë' e Villarealit del në

SPANJE - ‘Los blancos’, pas mrekullisë në Camp Nou ndaj Barcelonës për kupën e Mbretit, zhgënjyen sonte në Bernabeu ndaj Villarealit, e cila përmbysi gjithçka dhe fitoi 3-2. Real Madridi, pas këtij rezultati, ndoshta i thotë lamtumirë titullit të La Ligas.

Dy herë kaloi në epërsi ekipi i Ancelottit, por në fund mbeti “me gisht në gojë”. Real Madridit i mjaftuan pak më shumë se 15 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin në ndeshjen me Villarrealin në “Santiago Bernabeu”.

Një kundërsulm i shpejtë i “Los blancos” nga krahu i majtë me protagonistë Asension dhe Vinicius Junior u përmbyll me autogolin e Pau Torres, që ishte thjesht i pafat në këtë episode. Në minutën e 38-të, një pasiguri mbrojtjes së Realit i dha mundësinë lojtarit më të rrezikshëm të Villarrealit, Chukwueze, të barazonte rezultatin, 1-1.

“Los Blancos” e nisi furishëm pjesën e dytë, me Vinicius Junior që gjeti rrjetën duke i dhënë sërish epërsinë Realit. Sfidë e pazakontë në “Bernabeu”, Morales barazon rezultatin, e konfirmos sistemi VAR, 2-2. Nuk kanë fund befasitë në këtë sfidë, Chukwueze tregon klasin e tij e një goditje të kalibruar, pirët me portë, të pakapshme nga Courtois, 2-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll