Bota

Incidentet në veri në prag të zgjedhjeve/ Vuçiç takim me 'Listën Serbe': Thelbi është formimi i Asosacionit

Ai ka treguar se s’kanë arritur që sot të kenë një qëndrim të përbashkët dhe se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojnë edhe një takim tjetër në Rashkë ku edhe do të diskutojnë daljen me një platformë të përbashkët.

7 Prill 2023, 15:13 Nga a.l
Incidentet në veri në prag të zgjedhjeve/ Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Boegrad. Në fokus të bisedimeve ishin zgjedhjet lokale të 23 prillit në veri të Republikës së Kosovës dhe tensionet e incidentete e njëpasnjëshme të shënuara. Sipas Vuçiç pakënaqësia dhe zemërimi i serbeve ka arritur kulmin për shkak të shkeljes së marrëveshjeve për targat. 

“Dëgjova dhe u përpoqa të shpjegoj situatën në të cilën ndodhemi dhe të gjej zgjidhje që ata të jetojnë më lehtë, dhe janë të indinjuar nga arrestimi i pjesëtarëve të popullit serb. Është një përpjekje për të pastruar veriun e Kosovës nga të gjitha ata që do të mund të kundërshtojnë një ditë. Kam frikë se disa njerëz nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh në Kosovë. Thelbi është formimi i Asociacionit, dhe ndërprerja e rrezikimit të sigurisë së popullatës serbe”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka treguar se s’kanë arritur që sot të kenë një qëndrim të përbashkët dhe se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojnë edhe një takim tjetër në Rashkë ku edhe do të diskutojnë daljen me një platformë të përbashkët.

Në veri të Kosovës, brenda tre ditësh janë djegur gjithsej 8 makina me targa kosovare. Mbrëmë pas mesnatës, tre serbëve të Kosovës u janë djegur makinat të cilat ishin regjistruar me targa (RKS). Rasti u përsërit dy ditë më parë, ku dy makina të tjera u dogjën në Mitrovicë të veriut dhe një tjetër në Zveçan. Për gjithë situatën ka pasur reagime të ashpëra nga ndërkombëtarët. 

aleksander vucic lista serbe

Sondazh

Poll