Bota

Tërmeti shkatërroi shtëpi e shkolla, UNICEF kërkon 138 milionë dollarë ndihmë nga ndërkombëtarët për familjet në Turqi

Teksa 1.5 milionë kanë rifilluar arsimin në zonat e tërmeteve, shumë të tjerë janë në rrezik të mbeten prapa në arsimimin e tyre. 

7 Prill 2023, 14:25 Nga a.l
Tërmeti shkatërroi shtëpi e shkolla, UNICEF kërkon 138
Tërmeti në Turqi

TURQI- Tërmeti vdekjeprurës dhe shkatërrues në Turqi rreth dy muaj më parë që preku më shumë se 11 provinca ka lënë pasoja të mëdha ekonomike ne familjet e prekura. UNICEF i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare ndihmë shtesë me shumën prej 138 milionë dollarësh për familjet dhe fëmijët e prekur nga tërmeti apokaliptik. 

Sipas Përfaqësueses së UNICEF-it, Regina de Dominicis në Turqi, ndihma është e nevojshme që këto familje të mund të shërohen dhe të fillojnë të rindërtojnë jetën e tyre. Dominicis tha se edhe pse reagimi humanitar ishte i shpejtë, e ardhmja e miliona fëmijëve dhe familjeve është e pasigurt për shkak të mungesës së burimeve. 

"Më shumë mbështetje është jetike për të siguruar që fëmijët të mbrohen dhe nevojat e tyre të plotësohen si një pjesë qendrore e rimëkëmbjes," shtoi Dominicis.

Tërmetet prekën gjithashtu pothuajse 4 milionë nxënës. Teksa 1.5 milionë kanë rifilluar arsimin në zonat e tërmeteve, shumë të tjerë janë në rrezik të mbeten prapa në arsimimin e tyre. 

UNICEF po financon riparimin e rreth 1,700 shkollave dhe po mbështet Ministrinë e Arsimit të Turqisë duke ndërtuar klasa të përkohshme në struktura të parafabrikuara dhe tenda. Mediat vendase raportojnë se, organizata ka kontaktuar më shumë se 390,000 njerëz me komplete sanitare, batanije dhe ngrohës. Ai gjithashtu mbështeti përpjekjet e Turqisë për sigurimin e vaksinave, pajisjeve mjekësore dhe furnizimeve për të mbijetuarit nga tërmeti.

Më shumë se 50,000 njerëz u vranë më 6 shkurt kur tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provincat turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

unicef termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2023, 14:16 k.m.

Yjet po zhduken nga qielli

Foto ilustruese SHBA- Një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vet...