Bota

Sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor, vriten dy gra

Shërbimi i ambulancës Magen David Adom tha se viktimat ishin dy motra 20 vjeçe, ndërsa nëna e tyre 40 vjeçe mbeti e plagosur rëndë. 

7 Prill 2023, 14:49 Nga a.l
Sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor, vriten dy gra
Sulm në Bregun Perëndimor

IZRAEL- Dy persona u vranë pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti në Bregun Perëndimor të pushtuar ndërsa tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve intensifikohen. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë vendbanimit ilegal izraelit të Hamra. Sulmi kishte në shënjestër një makinë në qeverinë veriore të Jerikos në Bregun Perëndimor. 

Një sulm me të shtëna u krye në një automjet në kryqëzimin Hamra. Ushtarët e IDF (ushtrisë izraelite) po kontrollojnë zonën”, tha ushtria izraelite.

Shërbimi i ambulancës Magen David Adom tha se viktimat ishin dy motra 20 vjeçe, ndërsa nëna e tyre 40 vjeçe mbeti e plagosur rëndë. 

Sulmi erdhi disa orë pas sulmeve me raketa izraelite në Liban dhe Gaza. Mjekët thanë se i nxorrën tre gratë pa ndjenja nga makina e tyre, e cila me sa duket ishte përplasur pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj saj nga një automjet aty pranë.

sulm ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2023, 14:16 k.m.

Yjet po zhduken nga qielli

Foto ilustruese SHBA- Një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vet...