Bota

NASA: Mjeti i ri hapësinor do të masë ndotjen e ajrit në Amerikën e Veriut

Mjeti më i ri i NASA-s, i quajtur TEMPO, do të masë ndotjen e ajrit çdo orë dhe në çdo lagje në Amerikën e Veriut.

7 Prill 2023, 14:34 Nga a.d
NASA: Mjeti i ri hapësinor do të masë ndotjen e ajrit në
Ngritja e satelitit nga NASA, 7 prill

SHBA-Sateliti që NASA ngriti këtë mëngjes në Florida, SHBA është i pajisur me një instrument të ri, i cili do të masë orë pas ore, në çdo lagje, ndotjen e ajrit në Amerikën e Veriut. Ky mjet shkencor, i quajtur 'TEMPO' , do të lejojë që shpërndarja e ndotësve në ajër të gjurmohet me saktësi shumë më të madhe se më parë, që nga burimi i tyre e deri në shpërhapjen në ajër.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren kryesisht nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA), të cilat janë përgjegjëse për parashikimet e cilësisë së ajrit në SHBA.

'TEMPO' do të bëjë të mundur hulumtimin e efekteve të ndotësve atmosferikë në shëndet, sidomos të ndotjeve të shkaktuara nga zjarret. Gjithashtu do të përdoret për përmirësimin e sinjalizimeve të lëshuara për banorët në rast të cilësisë së dobët të ajrit dhe përcaktimin se ku duhet të instalohen instrumentet e reja gjurmuese në tokë. 

Rreth 40% e amerikanëve (137 milionë njerëz) jetojnë në zona ku cilësia e ajrit është e dobët dhe ndotja e ajrit shkakton rreth 60,000 vdekje të parakohshme çdo vit në SHBA.

Ky instrument inovator, peshon më pak se 140 kilogramë dhe do të lidhet me një satelit në një lartësi prej më shumë se 35,000 kilometra. Prandaj, ai do të rrotullohet rreth Tokës në të njëjtën kohë që rrotullohet rreth vetes, gjë që do ta lejojë atë të jetë gjithmonë mbi Amerikën e Veriut.

nasa tempo satelit

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2023, 14:16 k.m.

Yjet po zhduken nga qielli

Foto ilustruese SHBA- Një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vet...