Bota

Abuzoi seksualisht me një qen, arrestohet 19- vjeçarja, rrezikon 10 vite burg

Denise Frazier ka deklaruar se është detyruar të kryejë aktet e urryera, si dhe ka folur për njerëzit që paguajnë për një material të tillë. Ngjarja po hetohet dhe sipas autoriteteve të zonës besohet se video të tjera janë xhiruar.

7 Prill 2023, 14:29 Nga f.i
Abuzoi seksualisht me një qen, arrestohet 19- vjeçarja, rrezikon 10
Denise Frazier

SHBA- Denise Frazier, 19-vjeç nga Misisipi, SHBA është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një qen. Dailymail ka siguruar video nga momenti i arrestimit të Frazier, e cila mund të përballet me 10 vite burg.

E reja u kap në një video që ishte përhapur në rrjetin social Snapchat, ku shihet duke bërë seks me qenin e saj. Një banore e shqetësuar raportoi videon tek autoritetet lokale dhe 19-vjeçarja u arrestua me akuzën ‘mizori ndaj kafshëve’.

Ndërkohë Frazier ka deklaruar se është detyruar të kryejë aktet e urryera, si dhe ka folur për njerëzit që paguajnë për një material të tillë. Shefi Jay Dee Carter tha se materiali që autoritetet kanë në dorë është aq tronditës, saqë policëve u është ndaluar të diskutojnë për përmbajtjen e tij.

“Unë kam qenë në detyrë për 17 vjet dhe ky rast është një nga më rrëqethësit që kam hetuar ndonjëherë,”-u shpreh Carter.

Ngjarja po hetohet dhe sipas autoriteteve të zonës besohet se video të tjera janë xhiruar.

arrestohet 19-vjecarja ne shba denise frazier

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2023, 14:16 k.m.

Yjet po zhduken nga qielli

Foto ilustruese SHBA- Një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vet...