Bota

'Shkaktonin halucinacione'/ STUDIMI: Njerëzit në Spanjë kanë përdorur drogë 3000 vite më parë, përpunohej nga shkurret e veçanta

Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën.

7 Prill 2023, 14:37 Nga a.l
'Shkaktonin halucinacione'/ STUDIMI: Njerëzit në Spanjë
Droga në Spanjë 3 mijë vite më parë

SPANJË- Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit në Spanjë kanë përdorur disa lloje drogërash që shkaktonin halucionacione rreth 3000 vjetë më parë. Shkencëtarët kanë marrë si provë disa qime të gjetura nga nëj vend varrimi në Menorca, që tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore përdorën drogë. Ato rridhnin ose përpunoheshin nga bimët dhe shkurret që jepnin efektin e halucinacioneve tek njerëzit pasi përdorej.

Sipas studimit, vendi ku kryhej 'rituali' i mbidozës ishte shpella Es Carrtix, në anën jugperëndimore të Menorca, e cila mund të strehonte më shumë se 200 varre njerëzore. 

Analiza e barërave, të cilat ishin lyer me ngjyrë të kuqe gjatë ritualeve të lashta, zbuluan tre substanca psikoaktive. Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën.

Studiuesit vunë re gjithashtu se në shpellë u gjetën kontejnerë me motive spirale të gdhendura në kapakë. Disa studiues, thuhet në raport, mendojnë se shenjat janë gdhendur teksa njerëzit kanë qenë në ndikimin e drogës dhe halucinacioneve.  Dëshmitë e mëparshme të përdorimit të drogës parahistorike në Evropë ishin bazuar në prova indirekte siç është shfaqja e bimëve të drogës në përshkrimet artistike.

Përshtatur nga BBC.

droge ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2023, 14:16 k.m.

Yjet po zhduken nga qielli

Foto ilustruese SHBA- Një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vet...