Bota

Belgjika "goditet" nga inflacioni, çmime rekord

Rritja i atribuohet kryesisht rritjes së çmimeve të energjisë.

7 Prill 2023, 14:29 Nga k.m.
Belgjika "goditet" nga inflacioni, çmime rekord
Foto ilustruese

BELGJIKË- Çmimet e konsumit në Belgjikë po kapin majat, duke u rritur me 20.6% në mars nga një vit më parë. Të dhënat i ka bërë me dije një studim nga organizata jofitimprurëse e konsumatorit në vend Test Achats. Rritja i atribuohet kryesisht rritjes së çmimeve të energjisë.

“Analiza jonë bazohet në një shportë me më shumë se 3000 produkte bazë të shitura në supermarkete, për dyqanet e Albert Heijn, Carrefour, Colruyt, Cora, Delhaize, Aldi dhe Lidl. Një familje me dy persona shpenzon mesatarisht 521 € [570 dollarë] në muaj në supermarket, dmth 89 € më shumë se një vit më parë dhe 9 € më shumë se në shkurt,"-thuhet në deklaratën e Test Achats .

Studimi tregon se çmimet e perimeve arritën kulmin muajin e kaluar, ndërsa prodhimi ishte gjithashtu shumë më i ulët në dimër për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë që e bënë ngrohjen e serave joprofitabile. Prandaj, oferta është zvogëluar, duke rezultuar në një rritje të çmimeve. Raporti thotë se çmimet e perimeve u rritën mesatarisht 31% në mars nga viti në vit.

Zëdhënësja e Test Achats, Julie Frère i bëri thirrje qeverisë të mendojë për mënyrat për të ndihmuar familjet, duke përfshirë futjen e një shporte produktesh kundër inflacionit si ajo që është ngritur në Francë./RT

belgjike inflacioni ne belgjike

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2023, 14:16 k.m.

Yjet po zhduken nga qielli

Foto ilustruese SHBA- Një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vet...