Bota

Aksidentoi për vdekje 60-vjeçaren në Britani, 12-vjeçari arrestohet me akuzën për vrasje

Aksidenti ka ndodhur ne Sheffield. Viktima është identifikuar si Marcia Grant. 

7 Prill 2023, 14:20 Nga a.l
Aksidentoi për vdekje 60-vjeçaren në Britani, 12-vjeçari
Marcia Grant

BRITANI- Policia britanike akuzoi një djalë 12-vjeçar për vrasje, pasi aksidentoi një grua 60 vjeçe në një rrugë të qytetit në Anglinë veriore. Mediat e huaja raportojnë, se aksidenti ka ndodhur ne Sheffield. Viktima është identifikuar si Marcia Grant. 

Djali u gjet pak pas ngjarjes së rëndë dhe u vu në pranga. Emri i tij nuk mund të përmendet për arsye ligjore për shkak të moshës së tij. Ai do të paraqitet në Gjykatën Rinore të Sheffield të shtunën për t'u përballur me akuzën për vrasje.

Në Angli, fëmijët 10 vjeç e lart mund të akuzohen dhe dënohen për krime. Çdo dënim kryhet në qendra të sigurta rinore dhe jo në burgje për të rritur.

marcia grant

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2023, 14:16 k.m.

Yjet po zhduken nga qielli

Foto ilustruese SHBA- Një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vet...