Politike

Do mbajë përgjegjësi në humbet në zgjedhje? Berisha i bindur: Ka optimizëm të paparë, do jetë si pranvera e vitit 1992!

Berisha tha se sipas bilancit që kanë bërë, do dalin fitues.

7 Prill 2023, 12:58 Nga A.B
Do mbajë përgjegjësi në humbet në zgjedhje? Berisha i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme se çfarë qëndrimi do mbajë nëse humbet në zgjedhje. Berisha tha se sipas bilancit që kanë bërë, do dalin fitues. Madje ai bëri krahasimin me vitin 1992.

Pyetja: A keni një pritshmëri se sa bashki do fitojë PD? Nëse nuk plotësohet, cila do jetë përgjegjësia juaj?

Berisha: A di ti ndonjë bashki që nuk ndihem fitimtar, sot bëmë një bilanc. I morëm nga Konispoli gjer në Tropojë, bashki pas bashkie, në të gjitha bashkitë një optimizëm i paparë dhe epërsi morale e padiskutushme. Mund të bëjmë fjalë për një pranverë si në 92./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll