Politike

Kur hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave? Ibrahimaj zbulon detajet: Do ketë efekt shtesë në buxhet

Ibrahimaj tha se në vitin 2025 kjo politikë do të ketë hyrë në fuqi, ndërsa efekti shtesë i buxhetit do të jetë 38 miliardë lekë.

7 Prill 2023, 11:26 Nga A.B
Kur hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave? Ibrahimaj zbulon
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, punonjësit e administratës qendrore, mësuesit dhe zjarrfikësit, dhe disa kategori të tjera, do të hyjë në fuqi këtë muaj, në prill. Pas përfundimti të mbledhjes së socialistëve, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se në vitin 2025 kjo politikë do të ketë hyrë në fuqi, ndërsa efekti shtesë i buxhetit do të jetë 38 miliardë lekë.

Në vitin 2025 kur kjo politikë të ketë hyrë e gjitha në fuqi, do kemi një efekt në buxhetin shtesë prej 38 miliardë lekësh, të cilat do të mbulohen brenda ruajtjes së parametrave tërësore të politikës fiskale shqiptare. Do vijojë të respektohet rregulli i reduktimit të borxhit. Rritja e pagave nis nga prilli për të gjitha kategoritë e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë.”, tha ministrja.

vkm 7 prill 2023 delina ibrahimaj

Sondazh

Poll