Politike

Sherr në PS e Gramsh/ Vëllai i kryebashkiakut përplaset me kreun e UKT? Kandidati i PS flet për Dosja.al: Isha larg. Konflikti mes tyre, personal

Përplasja mes socialistëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytet rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

7 Prill 2023, 11:32 Nga k.m.
Sherr në PS e Gramsh/ Vëllai i kryebashkiakut përplaset me kreun
Enisa Zani dhe Besion Ajazi

GRAMSH- Një konfrontim fizik u raportua se ka ndodhur mes kreut të Partisë Socialiste të Gramshit, Enis Zani me vëllanë e kryetarit aktual të Bashkisë Klodian Taçe, Lorencin. Sherri mes socialistëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytet rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Nga të dhënat paraprake lidhur me ngjarjen, Lorenc Taçe, vëllai i kryetarit aktual të Bashkisë së qytetit Klodian Taçe, ka debatuar me fjalë me Zanin, për arsye që ende nuk dihen por që mendohen të kenë lidhje me fushatën elektorale që është pranë. E më pas debati ka degraduar në konflikt fizik që ka përfshirë edhe drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tajar Bicin.

Ndërsa të gjithë skenën e ka parë edhe ish-deputeti Besion Ajazi, i cili është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Gramsh. Pas publikimit të lajmit të sherrit, Dosja.al kontaktoi me Ajazin, i cili ka dhënë edhe një prononcim lidhur me çfarë ka ndodhur. 

"Nuk ka pasur përplasje fizike, por një debat verbal. Por jo me kryetarin e PS-së, por me drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Tajar Bicin. Unë nuk kam qenë prezent, isha shumë larg. Nuk ka qenë konflikt i lidhur me politikën, nuk kishte lidhje fare gara për Bashkinë. Ishin personale. Kjo është realisht e vërteta,"-është shprehur Ajazi për Dosja.al.

Ndërkohë që të përfshirët e tjerë në përplasjen e ndodhur kanë zgjedhur që të mos reagojnë lidhur me ngjarjen për të dhënë edhe ata versionin e tyre të ngjarjes. 

enis zani besion ajazi sherr ne ps gramsh

Sondazh

Poll