Politike

PS po përdor Aktivistin për zgjedhje, Glover: Nëse s'ka progres do identifikojmë sërish problematikat!

Glover tha se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit pasi ishte identifikuar dhe nga misioni paraardhës.

7 Prill 2023, 11:29 Nga k.m.
PS po përdor Aktivistin për zgjedhje, Glover: Nëse s'ka
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar një konferencë me mediat lidhur me punën e misionit për zgjedhjet lokaler të 14 majit. E pyetur për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë, Glover tha se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit pasi ishte identifikuar dhe nga misioni paraardhës.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Edi Rama pak minuta më parë njoftoi rritjen e rrogave në Shqipëri, Kodi përcakton që ndalohet 4 muaj para zgjedhjeve, a mendoni se kemi një shkelje të ligjit zgjedhor?

Glover: Po i shohim këto zhvillime me shumë kujdes dhe do na duhet pak kohë që të shohim nëse përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor dhe në çfarë mase.

Në vitin 2021 misioni kishte shumë vërejtje për të dhënat e qytetarëve dhe përdorimin e administrarës, kësaj herë po përdoret Aktivisti. A duket sikur janë injoruar këshillat e OSBE?

Glover: Do të shohim sa progres është bërë dhe nëse nuk ka pasur progres do e identifikojmë sërish.

audrey glover zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll