Politike

PS po përdor administratën për zgjedhje, vëzhguesit e OSBE: Do i kushtojmë shumë rëndësi kësaj fushe!

Audrey Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit.

7 Prill 2023, 11:21 Nga k.m.
PS po përdor administratën për zgjedhje, vëzhguesit e OSBE:
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover ka vendosur prioritetet në Tiranë, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Sot në një konferencë për shtyp me mediat, Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit. Gjithashtu ka komentuar edhe situatën e opozitës dhe ndikimin që mund të ketë në rezultatin përfundimtar. 

4 vite më parë e gjetët vendin në një krizë politike, sa ndikon situata e tanishme e opozitës në zgjedhje?

Glover: Nuk i krahasojmë dot zgjedhjet. Sapo kemi ardhur dhe mendoj që është shumë herët për të thënë se si do të jetë rezultati. Do i shohim me shumë kujdes zhvillimet dhe shpresojmë për më të mirën.

Një nga problematikat më të mëdha të zgjedhjeve është përdorimi i burimeve politike të PS për fushatën zgjedhore, duke shkelur edhe KQZ. Ndërkohë që edhe kryeministrit Edi Rama tha shpërblime për pensionistët, a po cënohen standartet e zgjedhjeve?

Glover: Në fakt në një raport që ka nxjerrë misioni i vlerësimit të nevojave është identifikuar kjo fushë si më me rëndësi për t'u vëzhguar. Do i kushtojmë shumë rëndësi.

audrey glover zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll