Politike

"E lumtur të takoj..."/ Pas deklaratës së Glover, reagon Berisha: Ka bërë një raport shumë profesional! Unë e kam vlerësuar

Kryedemokrati tha se mes tyre nuk ka as dashuri dhe as urrejte e më pas theksoi se raporti i saj i 4 viteve më parë ka qënë shumë profesional.

7 Prill 2023, 12:47 Nga A.B
"E lumtur të takoj..."/ Pas deklaratës së Glover,
Audrey Glover dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët për deklaratën e shefes së Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga OSBE në Shqipëri Audrey Glover. Kryedemokrati tha se mes tyre nuk ka as dashuri dhe as urrejte e më pas theksoi se raporti i saj i 4 viteve më parë ka qënë shumë profesional.

Berisha shtoi se raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte bazë kryesore për transformim në kuadrin ligjor. Po ashtu, ai tha se raporti u shpërfill edhe nga qeveria dhe eksponentë të caktuar.

"Nuk ka as dashuri e as armiqësi të përjetshme. Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj. Nëqoftëse raporti i zonjës Glover do të merrej me seriozitetin më të madh nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë gjendje, por raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte bazë kryesore për transformim në kuadrin ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria dhe eksponentë të caktuar të komunitetit ndërkombëtar. Por është raporti më profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë për procesin zgjedhor”, tha Berisha.

Ditën e somte, Glover u shpreh se do të takojë cilindo të përfshirë në procesin e zgjedhjeve, duke lënë kështu hapur mundësinë për një takim me Berishën, edhe pse ky i fundit është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe./Dosja.al

sali berisha audrey glover

Sondazh

Poll