Politike

'Përbëjnë rrezik të vërtetë për vendin'/ Berisha denoncon ME FOTO: Këto janë miqtë e Erion Veliajt, ka lidhje me Iranin

Berisha deklaroi se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit

7 Prill 2023, 12:35 Nga A.B
'Përbëjnë rrezik të vërtetë për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi me emra personat që kanë lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, e që janë të përfshirë në cështjen e inceneratorit të Tiranës. 

"Kjo përbën një rrezik të vërtetë për vendin, Veliaj duhet të bëjë publike lidhjet e tij me Iranin, lidhje obskure. Kam shumë të dhëna por duhet të jetë objekt i një hetimi serioz"- tha Berisha.

'Përbëjnë rrezik të vërtetë për

Ai u shpreh se pronari kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili sipas Berishës ka 80 përqind aksione në kompaninë e Veliajt. Ai tha se italiani Gabriele që u hetua këtu, u arrestua e u dënua për dy vite. Sipas tij, Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci.

'Përbëjnë rrezik të vërtetë për

Berisha deklaroi se shoferi i Gabriele është Miliad Lopa, i cili është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran. Sipas tij, mafia funksionon si organizatë me rregulla shumë të veçanta: Miliadi me Ersin kishin një shtëpi bari gjigante dhe janë të gjithë dokumentet për këtë, për shtëpinë e barit. Më pas përzunë Gabrielen nga Shqipëria pasi di shumë. 

Kreu i PD tha se paratë, Veliaj i ndan me Bruno Presecin dhe iranianët. Sipas tij, Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll