Politike

A do takohesh me Sali Berishën? Shefja e misionit të OSBE jep "PO" e parë: E lumtur të takoj çdo të përfshirë në zgjedhje

Në konferencën e saj për mediat, Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor.

7 Prill 2023, 11:23 Nga k.m.
A do takohesh me Sali Berishën? Shefja e misionit të OSBE jep
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover u pyet për mundësinë e takimit me kryedemokratin Sali Berisha, edhe pse ky i fundit është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në konferencën e saj për mediat, Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor.

A do të takoheni me zotin Sali Berisha, por nga hera e fundit ka ndryshuar që është shpallur non grata dhe ka humbur ligjërisht PD-në?

Glover: Jam e lumtur që të takojmë çdo individ që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor.

Me deklaratën e saj, Glover bëhet e para ndërkombëtare që vjen në Shqipëri dhe shkon për të takuar kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur 'non grata' nga SHBA dhe nga Britania e Madhe, por të njëjtit vendim nuk i është bashkuar Bashkimi Europian, edhe pse Taulant Balla ka paralajmëruar se një masë e tillë do të merret shumë shpejt. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar

audrey glover zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll