Politike

Pas disa kategorive, Rama s'harron Begajn, i rrit pagën edhe Presidentit

Në mesin e tyre ishte dhe vendimi për rritjen e pagës së presidentit Bajram Begaj, rroga e të cilit ka shkuar në 425 mijë lekë

7 Prill 2023, 11:09 Nga A.B
Pas disa kategorive, Rama s'harron Begajn, i rrit pagën edhe
Edi Rama

TIRANË- Qeveria rrit pagën e Presidentit Bajram Begaj. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama prezantoi rritjen e pagave për disa kategori si pedagogë, mësues infermierët dhe zjarrfikësit. E në mesin e tyre ishte dhe vendimi për rritjen e pagës së presidentit Bajram Begaj, rroga e të cilit ka shkuar në 425 mijë lekë. Këtë vendim, e bëri të ditur ministrja Delina Ibrahimaj. 

"Elementët specifike të rritjes së pagave do të detajohen, kemi miratuar një rritje të qënësishme të pagës së presidentit, niveli i pagës shkon në 425 mijë lekë, kemi rishikuar dhe hierarkinë e institucioneve të pavarura duke krijuar edhe një barazi nëpërmjet tyre. Administrata publike do të ketë rritje brenda 2 viteve, që është e përshkallëzuar sipas institucioneve."- u shpreh ajo.

edi rama vkm 7 prill 2023 bajram begaj

Sondazh

Poll