Politike

Javës tjetër nis fushata! Rama mbledh Kryesinë e PS, Gjiknuri: Nuk do bëjmë aktivitete të mëdha! Strategjia jonë ndërtimi i së ardhmes

Damian Gjiknuri theksoi se PS do të respektojë afatet kohore dhe ligjore të fushatës.

7 Prill 2023, 08:32 Nga A.B
Javës tjetër nis fushata! Rama mbledh Kryesinë e PS, Gjiknuri:
Damian Gjiknuri dhe Edi Rama

TIRANË-Kryesia e Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje mëngjesin e sotëm. I pranishëm ishte edhe kryetari i selisë rozë, kryeministri Edi Rama, i cili pas përfundimit nuk dha një prononcim për mediat pas takimit.

Javës tjetër nis fushata! Rama mbledh Kryesinë e PS, Gjiknuri:

Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ai që foli për gazetarët, duke treguar se takimi që u bë ishte më shumë organizativ ku të gjithë anëtarët e Kryesisë dhanë kontributin e tyre pasi u diskutua për strategjinë e fushatës dhe një kalendar aktivitetesh. Ai theksoi se PS do të respektojë afatet kohore dhe ligjore të fushatës.

Gjiknuri u shpreh se shumë shpejt do të bëhet publik edhe slogani politik ku shtoi se do t’i mëshohet mesazhit të progresit dhe vazhdimësisë së kësaj rruge që nuk duhet të ndalet. Në lidhje me fushatën elektorale të opozitës, Gjiknuri tha se partitë opozitare nuk kanë asnjë strategji zhvillimi për vendin përveç thirrjeve që bëjnë për revolucion.

“Kundërshtarët politikë janë të zhytur në rublat ruse, por strategjia jonë është ajo e ndërtimit të të ardhmes. E shikojmë strategjinë e zhvillimit kurse pala tjetër ka vetëm një slogan që është “përmbysje, revolucion” që nuk është në përputhje me atë që duan shqiptarët”- shtoi sekretari i Përgjithshëm i PS.  

Partia Socialiste ka vendosur të garojë në 44 bashki me kryetarët aktualë, duke u besuar edhe një mandat tjetër. Asnjë ndryshim nuk ka në listat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Tiranës, të Beratit, Korçës, Durrësit dhe Lezhës. Partia Demokratike e Sali Berishës, do të marrë pjesë në zgjedhje si pjesë e një koalicioni me Partinë e Lirisë te Ilir Metës, Patinë Demokristiane të Nard Nokës dhe PBDNJ-n e Vangjel Dules. Sigla dhe motoja e koalicionit është “Bashkë Fitojmë”. Në garë është edhe Partia Demokratike e deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili garon në 16 bashki./Dosja.al

kryesia e ps 7 prill 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll