7 Prill 2023, 09:32
Nga k.m.
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së partisë që ai përfaqëson. Jashtë mbajti një prononcim të shkurtër për mediat, që u fokusua më së shumtiu në përgatitjet për fushatën elektorale që do të nisë zyrtarisht më 14 prill, deri më 13 maj. Ai foli në lidhje me zgjedhjet lokale, ku tha se PS këtë vit do të ndjekë një strategji tjetër, duke theksuar shpenzimet që do i minimizojnë dhe më të tjerat do të mbjellin pemë. Por gjithashtu, Gjiknuri ‘sulmoi’ palën kundërshtare duke thënë se kjo e fundit nuk ka strategji por vetëm një logo dhe një slogan.
PJESË NGA PRONONCIMI I PLOTË PËR MEDIAT:
Damian Gjiknuri: U diskutua për strategjinë dhe një kalendar aktivitetesh dhe do të respektojmë kodin zgjedhor. Ishte një mbledhje pune për strategjinë dhe kalendarin e aktiviteteve që shumë shpejt do i bëjmë publike. Ishin mbledhje organizative ku të gjithë anëtarët e Kryesisë dhanë mendimet. Hyjmë të siguritë me një strategji të mirëmenduar.
Tubimi i hapjes së fushatës kur dhe ku do mbahet?
Damian Gjiknuri: Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete masive, nuk duam të bërtasim por t’u tregojmë njerëzve se çfarë pune kemi bërë. Aktivitetet do fillojnë javën tjetër edhe me nisjen zyrtare të fushatës elektorale.
Cila është strategjia që do ndiqni për kundërshtarët, apo rublat ruse?
Damian Gjiknuri: Rublat ruse? Ata janë vetë të zhytur. Strategjia jonë është e ndërtimit të të ardhmes, e progresit që ka bërë Shqipëria, e evidentimit kudo në të gjithë territorin e Shqipërisë të gjithë zhvillimeve pozitive që po ndodhi. Pala tjetër nuk ka strategji por ka vetëm një slogan, përmbysje dhe revolucion që nuk përkon me interesat e shqiptarëve në këtë moment historik ku janë. PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë. Duam të japim dhe një mesazh për zhvillimin dhe të mbjellim pemë. Ne e shohim Shqipërinë si një vend stabël që po bën progres. Pala tjetër e sheh zi.
Thatë që gjysmën e paravë të fushatës do i përdorni për të mbjellë pemë, a ka më vend për të mbjellë pemë në Tiranë pas 1 milion të mbjella nga Veliaj?
Damian Gjiknuri: Gjithmonë ka vend ka pemë, gjelbërimi e bën jetën e njerëzve edhe më të mirë. Kjo ka edhe një aspekt simbolik, përveç faktit që PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë. Do të shpenzojë në kufijtë minimal që kërkon ligji dhe duam të japim mesazhin se mblellja e një peme është simboli i zhvillimit, i jetës, i progresit dhe Shqipëria ka hyrë në këtë fazë dhe duam që këtë mesazh të përçojmë tek qytetari. Ne shikojmë progres, ndërsa pala tjetër shikon vetëm zi sepse është i vetmi mesazh gjë që kanë mendje dhe vetëm atë dinë të përçojnë. Kontrasti është i qartë. Ne mbjellim një pemë, ata le të çirren për atë revolucionin e tyre imagjinar.
Cila do të jetë motoja e fushatës?
Damian Gjiknuri: Do e bëjmë të ditur shumë shpejt edhe moton. Do i mëshojmë progresit dhe vazhdimësisë.
Partia Socialiste, në 44 bashki vendosi të garojë me kryetarët aktualë, por deri më tani kanë shprehur objektivin që të marrin 45 Bashki, ndërsa opozita kërkon qytetet e mëdha.
damian gjiknuri zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
7 Prill 2023, 08:32
A.B
Damian Gjiknuri dhe Edi Rama
TIRANË-Kryesia e Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje mëngjesin e sotëm. I pranishëm ishte e...
Politike
6 Prill 2023, 23:38
Ylli Rakipi, Yuri Kim dhe Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspoz...
Politike
6 Prill 2023, 23:37
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se shqetësimi i tij i vetëm për momentin ësht...
Politike
6 Prill 2023, 23:34
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se historia e “vulës” së PD-s...
Politike
6 Prill 2023, 23:28
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ftoi kryebashkiakun Eri...
Politike
6 Prill 2023, 23:26
F.M
PD, Vau i Dejës
VAU I DEJËS- Partia Demokratike e degës Vau Dejës ka deklaruar se tre kandidatët për këshillin bashkiak ...
Politike
6 Prill 2023, 23:18
I.A
Pamje nga emisioni
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës Belind Këlli&cced...
Politike
6 Prill 2023, 23:21
Arbjan Mazniku
TIRANË- Për nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kostoja e jetesës ndërtimi dhe trafiku ...
Politike
6 Prill 2023, 23:14
I.A
pamje nga emisioni
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli&cce...
Politike
6 Prill 2023, 23:09
I.A
Dashamir Shehi
TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi ka thënë tre pikat e dobëta që sipas tij, i ka kandidati i PS për Tiranën...