Politike

“A po përgatiteni për të qenë pasardhësi i Berishës?” Meta: Histori pa kuptim, PD është shumë e madhe për tu strehuar tek PL

Meta tha se PD nuk mundet kurrsesi të strehohet tek Partia e Lirisë, pasi është shumë e madhe.

6 Prill 2023, 23:34 Nga F.M
“A po përgatiteni për të qenë pasardhësi i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se historia e “vulës” së PD-së, është historia më e turpshme e këtyre 32 viteve të pluralizmit politik. I ftuar në emisionin “Log”, Meta tha se PD nuk mundet kurrsesi të strehohet tek Partia e Lirisë, pasi është shumë e madhe. I pyetur nëse do të jetë pasardhës i kryedemokratit Sali Berisha, Meta tha se këto të gjitha janë histori pa kuptim që thuhet për të hequr fokusin nga 14 maji.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Mos vallë po përgatiteni për të dalë në zgjedhjet e 2025 si një parti e vetme me “Rithemelimit”? Jeni pasardhësi i Berishës?

Meta: Nuk është momenti për të spostuar vëmendjen e 14 majit në historira të pakuptimta për mua. Ne jemi për të folur këtu për të folur për planin e tij për transportin publik falas. Nuk duhet të harxhojmë kohë me teknikalitete, sepse ju e dini që historia e vulës me PD-në është historia më e turpshme në 32 vite të pluralizmit politik. Tregon rrëzimin e shtetit të së drejtës falë kontrollit brutal të gjykatave nga Edi Rama. PD duhet të konkurronte me siglën e saj dhe forumet e saj. Është e pamundur që PD të strehohet te PL, sepse PD është kaq e madhe. Nuk është ndonjë sakrificë e madhe kjo që po bëjmë. Këtu jemi bashkë edhe me PD-në. Ne kemi një koalicion formal. Kemi shumë parti të tjera si FRD, etj.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll