Politike

Dashamir Shehi: Këto janë 3 pikat e dobëta të Erion Veliajt

Shehi tha se pikat e dobëta të Veliajt janë ndërtimi, transporti dhe uji.

6 Prill 2023, 23:09 Nga I.A
Dashamir Shehi: Këto janë 3 pikat e dobëta të Erion Veliajt
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi ka thënë tre pikat e dobëta që sipas tij, i ka kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehi renditi ndërtimin, transportin dhe ujin si 3 problemet më kryesore në kryeqytet.

“Një ndërtim pa shumë kritere dhe duket gjithandej. Ndërtimi është një biznes që sjell para për qytetarin, ndërtuesin. Po nuk mund të vazhdohet kështu, një pallat këtu, një pallat atje. A do bëjmë një plan urbanistik tamam? A do kemi një koncept për ta zgjeruar qytetin? Qyteti do trajtuar në mënyrë globale. E dyta, për mua është transporti. Atë që Belindi e ka thënë në njëfarë mënyre. Kemi detyrimin ta përshpejtojmë transportin në Tiranë. E kemi pasur para 10 vjetëve 20 km/h transportin e autobusit, sot është bërë 11. Dhe po mbërriti 9, teknikisht bllokohet. Të bëjmë korsi preferenciale. Do shkojmë të bëjmë parkinge publike jashtë qendrës së Tiranës. Duhet të bëjmë një transport të integruar. E fundit, nuk mund të jetë më rrafsh ky qytet. Ç’është ky qytet që s’ka një nënkalim, s’ka një mbikalim. Mirë që s’ka për makinat, nuk ka për këmbësorët. Dhe të tretën, uji. Nuk mund të jetë më qyteti me bidona atje sipër, me depo uji. Është një pamje e tmerrshme”, tha Dash Shehi.  

dashamir shehi

Sondazh

Poll