Politike

Këlliçi e thotë hapur: Ftoj Veliajn të flasim që sot për ide, por jo për debat politik

Këlliçi shtoi se programi i tij ka në fokus vetëm qytetarët.

6 Prill 2023, 23:28 Nga F.M
Këlliçi e thotë hapur: Ftoj Veliajn të flasim që sot
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ftoi kryebashkiakun Erion Veliaj për një përballje por për të folur për ide dhe qytetarët, dhe jo për debat politik. I pyetur në emisionin “Open”, Këlliçi shtoi se programi i tij ka në fokus vetëm qytetarët.

Nga ana tjetër Këlliçi kritikoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn duke thënë se nuk i interesojnë qytetarët, ndërsa shtoi se është i gatshëm “Ai është në hall, nuk ka lidhje me qytetarët e Tiranës, ai ka hall të mbyllë dosjet. Jam 100% tek qytetari i Tiranës dhe nuk më intereson politika e ditës. Nuk ka asnjë bilanc, unë e ftoj sot, të vijë kur të dojë dhe të flasim për ide, zotëria kërkon debat politik. Unë jam këtu për transportin publik falas, për ujë 24 orë … Vendimin tim dhe mendimin tim në raport më zotin Berisha e kam dhënë më 2 dhjetor, kur edhe kam drejtuar Kuvendin,”- tha Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll