Politike

Çfarë do bëhet me Teatrin Kombëtar? Veliaj: Është proces i koklavitur, duhet të shembet edhe drejtoria e burgjeve

Ai tha se me zgjidhjen e këtyre 'ngërçeve' do kalojë VKM-ja që autorizon spostimin e rrjetit energjetik.

6 Prill 2023, 23:09 Nga F.M
Çfarë do bëhet me Teatrin Kombëtar? Veliaj:
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tregoi se deri ku kanë shkuar punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. I ftuar në "Now", Veliaj tha se procesi është pak i ‘koklavitur’ pasi aty do të bëhet edhe spostimi i rrjetit energjetik i qendrës së Tiranës. Ai tregoi gjithashtu se veç spostimit të rrjetit energjetik, do duhet të shembet edhe drejtoria e burgjeve që është afër vendit ku do ndërtohet teatri, e më pas siç u shpreh kryebashkiaku “do vlojë” puna për teatrin.

“Me Teatrin Kombëtar ne kemi bërë të gjithë planin e spostimit të rrjetit energjetik të qendrës së Tiranës, kalon mes për mes atij trualli, pra është një proces i koklavitur, sepse duam të rrisim edhe kapacitetin. Jemi duke bërë një kabinë elektrike për tu kthyer në një nyje energjetike të gjithë Tiranës qendrore. E kemi spostuar në një ambient ku të gjitha rrjetet mund të përputhen, midis Torre Drinit dhe Ministrisë. Kemi dekomisionuar Drejtorinë e Burgjeve dhe do të fillojë prishja e Drejtorisë së Burgjeve. Meqë pedonalja përdoret më shumë, në hyrjen e kantierit do e bëjmë nga Drejtoria e Burgjeve. Pra do prishet ndërtesa mes Torre Drinit dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Me zgjidhjen e këtyre dy ngërçeve do kalojë VKM-ja që na  autorizon për spostimin e rrjetit energjetik dhe për prishjen e drejtorisë së burgjeve dhe do vlojë puna"- tha Veliaj. 

erion veliaj

Sondazh

Poll