Politike

Mazniku: Ndërtimet, trafiku dhe kostoja e jetesës në Tiranë janë probleme të mira

Mazniku tha se këto probleme në kryeqytet, tregojnë se po zhvillohet dhe se është duke u zgjeruar.

6 Prill 2023, 23:21 Nga DOSJA
Mazniku: Ndërtimet, trafiku dhe kostoja e jetesës në Tiranë
Arbjan Mazniku

TIRANË- Për nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kostoja e jetesës ndërtimi dhe trafiku i automjeteve janë probleme të mira. Në emisionin “Opinion”, Mazniku tha se këto probleme në kryeqytet, tregojnë se po zhvillohet dhe se është duke u zgjeruar.

“Sa i përket ndërtimit, ne përballemi shpeshherë me dy akuza. Nga njëra anë thuhet është rritur kosto e jetesës, që do të thotë një çift i ri e ka të vështirë të blejë një shtëpi. Nga ana tjetër thuhet po i jepen më shumë leje se ç’duhen ndërtimit. Pyetja e thjeshtë është, në parimin e ekonomisë së tregut, nëse oferta e ndërtimeve të reja në qytet do binte, do kishte më pak ndërtime të reja, çfarë do ndodhte me çmimet e apartamenteve. Në logjikën më bazike do të thotrë që në qoftë se ne nuk do ta kishim ndjekur me të njëjtin ritëm siç është rritja e qytetit në volum njerëzish dhe rritjen e qytetit në apartamente, çmimet do ishin rritur dhe më shumë se ç’janë rritur. Ndërtimet, trafiku dhe kosto e jetesës janë probleme pa dyshim që ka nevojë të shqyrtohen, por janë probleme të mira. Sepse janë probleme të cilat i shohim në ato qytete që rriten, që zhvillohen, që ka ekonomi pozitive. Ne duam që të mos e shpërndajmë qytetin. Hapja e qytetit sjell më shumë trafik. Përsa i përket trafikut,  zgjidhja kryesore për trafikun është multimodaliteti. Do të thotë që njerëzit lëvizin me mjete të ndryshme. Ne sot jemi në një situatë ku 50% e njerëzve lëvizin në këmbë, 27% lëvizin me makinë, 24% e njerëzve lëvizin me autobus. Po punojmë në mënyrë serioze me KFV dhe GIZ për korsi të dedikuar autobusësh, ato që quhen autobusë të shpejtësisë së lartë. Uji, e kemi marrë situatën me 6 orë në ditë mesatare, jemi sot në 7 orë dhe 65% e qytetit sot furnizohet 24 orë me ujë. Padyshim që jemi në rrugë të duhur me një financim që kemi marrë nga Banka Europiane e Investimeve dhe në bashkërendim me qeverinë për të realizuar ujë 24 orë në të gjithë qytetin e Tiranës për ta zgjidhur për 100 vitet e ardhshme sitemin e ujit”, u shpreh Mazniku.

Marrë nga Opinion

arbjan mazniku

Sondazh

Poll