Politike

Salianji: Rama i dha në dorë Becchettit, 110 milionë euro të shqiptarëve

Salianji u shpreh se dënimi i Shqipërisë me një gjobë prej 110 milionë eurosh është për shkak të vendimit të jashtëligjshëm të Edi Ramës

6 Prill 2023, 22:14 Nga I.A
Salianji: Rama i dha në dorë Becchettit, 110 milionë euro të
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salinaji ka deklaruar se Edi Rama i ka dhënë Francesko Becchettit 110 mijë euro të qytetarëve shqiptarë. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live', Salianji u shpreh se dënimi i Shqipërisë me një gjobë prej 110 milionë eurosh është për shkak të vendimit të jashtëligjshëm të Edi Ramës

"Kryeministri duke favorizuar Becchetin, dhe duke e bërë në mënyrë të paligjshme ndërhyrjen, kryeministri ka dëmtuar reputacionin e Shqipërisë, ka dëmtuar buxhetin dhe ka favorizuar atë që ju i thoni bandit. Ne na duhet një kryeministër që atë që është bandit, ta kapë, jo ta favorizojë. Edi Rama i ka dhënë sot këtij 110 mln euro dhe një vendim që thotë, rishikoni edhe çështjen penale. Pra Rama e ka pastruar këtë se i ka dhënë një vendim gjykate ndërkombëtare në dorë dhe ndërkohë i ka dhënë shumë para, për Shqipërinë, shumë para në dorë, 110 mln euro. Çdo politikan, një media e caktuar që sado hapësirë që të marrë media, mendon se është më pak e favorshme. Për Edi Ramën, mund të dukej se Agoni ishte më opozitar. Po prandaj ka ligje, që të mbrohej nga ky qëndrim. Edhe njerëz në PD, e kanë atakuar atëherë Agonin për qëndrimet. Që me kushtetutën e SHBA është krijuar që gjithsecili, ka bindje, ide që mendojnë se janë më të mira. Por të gjithë përballen nëpërmjet ligjit. Njerëzit duhet të kuptojnë që këtu kryeministri e ka bërë vendimmarrjen në mënyrë të paligjshme dhe për të dhënë mesazh, se unë nuk pyes për ligjin dhe ju këtu jeni të pambrojtur", tha Salianji.

ervin salianji francesko becchettit

Sondazh

Poll