Politike

Erion Veliaj: E vetmja gjë që jam dakord me Berishën mes 999 mëkateve

Ai tha se një vendim i Berishës, për kalimin me ligj të metrit katror të një faqe pallati, ishte i duhuri dhe vazhdon të ngelet njësoj.

6 Prill 2023, 23:04 Nga DOSJA
Erion Veliaj: E vetmja gjë që jam dakord me Berishën mes 999
Erion Veliaj

TIRANË- Mes 999 mëkateve të Sali Berishës, siç i cilëson kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka diçka për të cilën është dakord me ish-kryeministrin.

Ai tha për “Now me Erla Mëhillin” se një vendim i Berishës, për kalimin me ligj të metrit katror të një faqe pallati, ishte i duhuri dhe vazhdon të ngelet njësoj.

“E kaloi me ligj metrin katror të një faqe pallati dhe e kaloi përpara se të ikte nga pushteti. Shkuan të gjithë reklamuesit dhe të gjithë këta që merren me këtë median outdoor, e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe Sali Berisha ka bërë 999 mëkate, disa dhe të pashlyeshme, por një gjë e ka bërë mirë,” – u shpreh Veliaj.

Marrë nga EURONEWS

 

erion veliaj

Sondazh

Poll