Bota

Lista Serbe vjen në Kuvend pas 5 muajsh/ Konjufca: E papërgjegjshme! Nuk qëndruan as 10 minuta dhe ikën

Ai tha se ata qëndruan më pak se 10 minuta dhe u larguan. 

6 Prill 2023, 13:39 Nga a.l
Lista Serbe vjen në Kuvend pas 5 muajsh/ Konjufca: E papërgjegjshme!
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka konsideruar të papërgjegjshme sjelljen e deputetëve të Listës Serbe pasi sot u rikthyen në Kuvend pas 5 muajsh mungesë. Ai tha se ata qëndruan më pak se 10 minuta dhe u larguan. 

Me ardhjen e tyre pas pesë muajsh është sjellja me e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu. Ata qëndruan më pak se 10 minuta. Më e pakta që kërkoj është të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i cili deklaroi se prezenca e tyre në senacën e sotme ishte sa për të mos humbur mandatin. Ai gjithashtu u shpreh se Lista Serbe duhet të ishte e pranishme gjatë gjithë seancës për të folur mbi situatën në veri dhe incidentet e njëpasnjëshme të shënuara në prag të zgjedhjeve. 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll