Bota

GRABITJE në dyqanin Fendi në Romë, autorët kyejnë lëvizjet për pak minuta, marrin çantat me vlerë 200 mijë euro

Në vetëm disa minuta, autorët përfunduan grabitjen e tyre. Zbulimi se brenda dyqanit ishin marrë çantat me vlerë, u bë mëngjesin tjetër.

6 Prill 2023, 11:54 Nga A.B
GRABITJE në dyqanin Fendi në Romë, autorët kyejnë
Dyqani

ITALI- Në butikun Fendi në Largo Goldoni në Romë, në zonën e Via del Corso, disa persona kanë kryer grabitje gjatë natës. Kjo u zbulua nga menaxheri i dyqanit, i cili mëngjesin e së mërkurës, pasi tentoi ta hapte, vuri re se dera ishte hapur me forcë dhe zbuloi mungesën e çantave. Grupi hetimor ka mësuar se hajdutët kanë marrë rreth 30 thasë me vlerë të madhe, e cila i kalon shifrën e 200 mijë eurove, raporton 'Tgcom'.

Për të hyrë në dyqan, autorët u detyruan që të hapnin derën dytësore, atë që përdoret zakonisht nga punonjësit. Brenda shumë pak minutash, ata kryen grabitjen e më pas u larguan duke humbur gjurmët e tyre. 

Agjentët dhe policia, deri më tani nuk kanë asnjë detaj që mund të çojë në zbulimin e ngjarjes. Fakti që dyqani është i pajisur me kamera sigurie mund të jetë i dobishëm për hetime, por nuk përjashtohet që autorët të kenë qënë të mbuluar./Dosja.al

grabitje ne milano fendi

Sondazh

Poll