Bota

Clinton: Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Kievi do të kishte armë bërthamore

Sipas Clinton-it, Rusia nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse Kievi do të kishte ende parandalimin e saj bërthamor. 

5 Prill 2023, 11:10 Nga f.i
Clinton: Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Kievi do
Bill Clinton

SHBA- Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton në një intervistë të fundit ka shprehur keqardhjen për luftën në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se Clinton u shpreh i penduar që bindi Ukrainën të hiqte dorë nga armët e saj bërthamore në vitet 1990.

Sipas Clinton-it, Rusia nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse Kievi do të kishte ende parandalimin e saj bërthamor. 

‘Ndjej një interes personal sepse e bëra Ukrainën të pranonte të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, dhe asnjëri prej tyre nuk beson se Rusia nuk do ta kishte pushtuar nëse Ukraina do t'i kishte ende këto armë”,- tha ish-presidenti.

Në janar 1994, Clinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me Presidentin e atëhershëm rus Boris Yeltsin dhe presidentin ukrainas Leonid Kravchuk, e cila parashikonte transferimin e të gjitha armëve bërthamore në territorin e Ukrainës në Rusi për çmontim, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Në dhjetor 1994, Ukraina pranoi Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe SHBA, Rusia dhe Britania e Madhe dhanë garanci sigurie për Ukrainën dhe Traktati START I hyri në fuqi, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“E dija që presidenti Putin nuk e mbështeti marrëveshjen e bërë nga Presidenti Jelcin për të mos ndërhyrë kurrë në kufijtë territorialë të Ukrainës, një marrëveshje që ai bëri sepse donte që Ukraina të hiqte dorë nga armët e saj bërthamore. Presidenti Putin e shkeli dhe fillimisht pushtoi Krimenë. Dhe ndihem keq për këtë sepse Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm,-tha Cinton.

Ish-presidenti i Amerikws theksoi se mbështetja perëndimore për Ukrainën duhet të mbetet e qëndrueshme.

lufta rusi-ukraine bill clinton

Sondazh

Poll