Bota

"Kanë marrë letrat e mia..."/ Tre LUTJET e fundit të Jakup Krasniqit për trupën gjykuese në Hagë

Krasniqi thotë se prokuroria i ka keqpërdorur shënimet e tij që ka dëguar për familjen jashtë burgut. 

5 Prill 2023, 10:47 Nga A.B
"Kanë marrë letrat e mia..."/ Tre LUTJET e fundit të
Jakup Krasniqi

HAGË- Ish-kreu i UÇK-së Jakup Krasniqi në gjyqin e Hagës në fund të fjalës së tij bëri tre lutje për trupën gjykuese. Ai kërkon që të mos përdoren si dëshmi shënimet e tij dhe librat që ka bërë. Krasniqi thotë se prokuroria i ka keqpërdorur shënimet e tij që ka dëguar për familjen jashtë burgut. 

Lutjet:

-mos lejoni që të keqpërdoren opinionet e pasluftës.

-e dyta, mos lejoni që shënimet e mia për shkrimet e librave të përdoren si dëshmi për vepër penale.

-e treta për komunikatat, unë po lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limës në tribunalën ndërkombëtare të Hagës, komunikata si material propagandistik ishte rritja e respektit për UÇK dhe autoriteve të saj me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin. E njëjta gjë thuhet edhe në aktvendimin lirues për zotin Ramush Haradinaj.  Ju lus që materialet të mos keqpërdoren, se prokuroria i ka keqpërdorur. Kanë marrë letrat e mia që kam dërguar nga burgu, por ato nuk janë dëshmi. Më falni po fjala ime është e shkurtër për jetën time gjyqësore.

Ditën e sotme u zhvillua seanca e tretë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, mbajti fjalën e po ashtu edhe Krasniqi i cili hodhi poshtë të gjitha akuzat. Seanca e radhës pritet të mbahet më 11 prill.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë./Dosja.al

jakup krasniqi kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2023, 09:27 k.m.

Putin pret Lukashenkon në Moskë

Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë p&e...