Bota

"6 gabime të akuzës"/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria duket se është pjesë e propagandës kundër UÇK-së

Sipas saj, Prokuroria i ka bërë “6 gabime fatale”, në raport me akuzat ndaj Jakup Krasniqit.

5 Prill 2023, 10:51 Nga f.i
"6 gabime të akuzës"/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria
Venkatesëari Alagendra

HAGË-Avokatja e tij Venkatesëari Alagendra, tha se klienti i saj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi operacionale në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas saj, Prokuroria i ka bërë “6 gabime fatale”, në raport me akuzat ndaj Jakup Krasniqit.

“Gabimi i parë është që Prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keqpërfaqëson rolin personal të z. Krasniqi. Krasniqi nuk përmendej në raportin e Këshillit të Europës të vitit 2011 si i dyshuar për ndonjë përgjegjësi penale”,- tha ajo në deklaratën hyrëse në gjykim.

Fakti që disa dokumente u gjetën në banesën e Krasniqit, avokatja tha se nuk i bën ato autoriale.

“Prokuroria duket sikur është bërë pjesë e propagandës kundër UÇK-së, duke nxjerr dokumente nga çka ka qenë situata në terren,"- tha ndër tjerash Alagendra.

 

kosove ne hage

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2023, 09:27 k.m.

Putin pret Lukashenkon në Moskë

Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë p&e...