Bota

Nis sërish gjyqi në Hagë/ Dëshmon avokati i Veselit: Historia e trafikimit të organeve është mit

Ai ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit.  Sipas avokatit Emmerson, gjatë 25 viteve nga përfundimi i luftës janë krijuar mite të shumta, si ajo e trafikimit të organeve.

4 Prill 2023, 15:04 Nga a.l

 

Nis sërish gjyqi në Hagë/ Dëshmon avokati i Veselit:
Ben Hemmerson

 

HAGË-  Pas një pauze një orëshe, ka nisur sërish gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca ka nisur me deklarimet e avokatit mbrojtës të Kadri Veselit, Ben Hemmerson. Ai ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit. Sipas avokatit Emmerson, gjatë 25 viteve nga përfundimi i luftës janë krijuar mite të shumta, si ajo e trafikimit të organeve.

Nuk është për t’u habitur që lufta e vitit 1998 ka çuar një sasi të madhe të lindjes së miteve, gjatë këtyre 25 viteve, siç u përmend edhe miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta, që s’është e bazuar në fakte”, tha avokati i Veselit.

Ai tha se gjatë deklarimit të provave do të shihen ngjarje që i përmbysën jetën çdo familjeje në Kosovë. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage kadri veseli ben hemmerson

Sondazh

Poll