Bota

Takimi në Bruksel/ Lajçak: Gati për takimin e përbashkët të kryenegociatorëve

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak thotë se po pret në Bruskel dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës e Serbisë.

4 Prill 2023, 14:45 Nga a.l
Takimi në Bruksel/ Lajçak: Gati për takimin e
Takimi i përbashkët

KOSOVË-  Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak thotë se po pret në Bruskel dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar pak më parë Lajçak në rrjetin social Tëitter.

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropain për dialogun ka takuar ndaras zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Pas takimeve bilaterale, pritet takimi i përbashkët, që është i pari pas takimit të Ohrit, ku kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, e prezantuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll