Bota

'Nuk mund të nënshkruante asgjë pa miratimin e tyre'/ Avokati i Thaçit: Ai nuk kishte pushtet mbi komandantët e zonave, nuk e kontrollonte UÇK-në

Keohe ka përmendur shkarkimin e Azem Sylës nga pozita e komandantit nga komandantët e zonave, ndërsa Hashim Thaçi ishte udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

4 Prill 2023, 12:53 Nga a.l
'Nuk mund të nënshkruante asgjë pa miratimin e tyre'/
Hashim Thaçi

HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, George Keohe ka dëshmuar se Thaçi nuk ka pasur ndikim mbi komandantët e zonave. Ai githashtu ka deklaruar se ish-presidenti nuk mund të nënshkruante asnjë marrëveshje pa miratimin e tyre. Keohe ka përmendur shkarkimin e Azem Sylës nga pozita e komandantit nga komandantët e zonave, ndërsa Hashim Thaçi ishte udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Z.Thaçi ishte përzgjedhur udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Nuk kishte kontroll atëherë mbi UÇK-në. Hashim Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve të zonave. Ata kishin aq pushtet sa shkarkuan komandantin Azem Syla, edhe Azem Syla ndodhej në Rambuje. Pa i marrë mendim Thaçit apo Azem Sylës, apo askujt tjetër, Azem Syla u shkarkua si komandant dhe u zëvendësua nga Sylejman Selimi. Kjo na çon kah struktura komanduese që paska pushtet efektiv, komandues dhe kontrollues në të gjitha qendrat e ndalimit që përshkroi ZPS-ja djeKy fakt mjafton se nuk ka pasur strukturë komanduese apo kontrolluese nga Hashim Thaçi. Ai nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në, dhe as pushtetin përfundimtar mbi UÇK-në. Rambujeja dëshmoi se Thaçi nuk mund të ndalonte apo kontrollonte krimet që kryheshin nëpër zona. Pushteti real iu takonte komandantëve të zonave. Dëgjuam katër orë dhe asnjëherë nuk u përmend fakti që komandanti u shkarkua nga komandantët e zonave përderisa ai ndodhej në Rambuje”, tha Keohe, raporton Nacionale.

Avokati i Thaçit përmendi edhe Adem Demaçin si përfaqësues suprem politik në UÇK.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage

Sondazh

Poll