Bota

FOTO- Bluza e drejtorit të OBSH-së bëhet virale, njerëzit: Kjo tregon se sa i lodhur je me ne

Fotoja u postua më 1 prill, datë të cilën Tedros e specifikoi edhe në mbishkrim, që do të thotë se mund të ketë qenë thjesht shaka. Por, njerëzit nuk i kursyen komentet.

4 Prill 2023, 12:26 Nga A.B
FOTO- Bluza e drejtorit të OBSH-së bëhet virale, njerëzit:
Tedros Adhanom Ghebreyesus

SHBA- Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, postoi një foto në Twitter, e cila është tashmë virale. Tedros postoi foton ku shkruhej:

“Kur ky virus të mbarojë, unë dua sërish që disa prej jush të më qëndrojnë larg."

Fotoja u postua më 1 prill, datë të cilën Tedros e specifikoi edhe në mbishkrim, që do të thotë se mund të ketë qenë thjesht shaka. Por, njerëzit nuk i kursyen komentet.

“Kur virusi të përfundojë?! Zotëri, ti je drejtori i OBSH-së” shkruan dikush.

Ndjesia është reciproke edhe për ne zotëri,” shkruan një tjetër.

“Kjo bluzë tregon sa i lodhur është ai me ne,” lexohet në një koment të radhës.

"E dua shumë këtë bluzë"-shton një komentues i radhës./Dosja.al

tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll