Bota

Zbuloi telefonatën Trump- Zelensky, Joseph Maguire: Shtëpia e Bardhë ka tentuar të ndryshojë informacionin e klasifikuar

26 Shtator 2019, 17:25 Nga DOSJA
Zbuloi telefonatën Trump- Zelensky, Joseph Maguire: Shtëpia e

SHBA- Sitauta politike në  SHBA është teje delikate, që prej publikimit të detajeve rreth telefonatës së Presidentit  Trump me Presidentin ukrainas ku dje demokratët amerikanë kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit amerikan.

Joseph Maguire, Drejtori i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare, thotë se bllokuesi i paidentifikuar është gati t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me ankesën e tij.

Bazuar në  transkriptimin e thirrjes nuk kishte ruajtur asnjë nga të dhënat mbi informacionin e klasifikuar të një natyre veçanërisht delikat.

Zbardhja e bisedës telefonike ku Trump i kërkoi homologut të tij ukrainas të hetonte rivalin demokrat Joe Biden, u bë publike të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa demokratët amerikanë filluan edhe një hetim zyrtar për shkeljen e Presidentit Trump, e nga ana tjetër Trump  e ka quajtur bisedën me Presidentin ukrainas si  një intervistë miqësore.

Por Presidenti i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Schiff  deklaroi se ishte shokuar  kur kishte marrë vesh lajmin mbi telefonatën e Trump-it.

Ajo që ka ndodhur, është një veprim mafioz klasik për të testuar një udhëheqës të huaj. Presioni për të hetuar u bë pasi Trump kishte urdhëruar qeverinë amerikane të ngrinte rreth 391 milionë dollarë ndihmë amerikane për Ukrainën. “- është  shprehur ai.

Burimi: nationalpost

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota joseph maguire shba trump joseph maguire shba trump

Sondazh

Poll